Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Zbardhen detajet e para, ja debati që përfundoi me plagosjen e dy të rinjve në Devoll

FOTO/ Zbardhen detajet e para, ja debati që përfundoi me plagosjen e dy të rinjve në Devoll

19:36, 10/11/2018
A+ Aa A-

Zbulohen detajet e para për konfliktin e sotëm në Bilisht, i cili përfundoi me dy të plagosur.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy të rinj janë përleshur sot në Bilisht me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00.

Për pasojë, është plagosur me kaçavidë 23-vjeçari B. L., banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës. Mësohet se 23-vjeçari B. L., ka marrë plagë në qafë, ndërsa plagë ja marrë edhe autori i dyshuar 21-vjeçari Gevi Osmanllari.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se motivet e grindjes kanë qenë banale.

Autori 21-vjeçar dhe 23-vjeçari i plagosur në Bilisht, fillimisht janë konfliktuar verbalisht me njërin-tjetrin duke thënë: “Pse më shikon?!”

Më pas ata kanë zbritur nga makinat përkatëse dhe janë zënë me grushte. Në këtë moment, autori Gevi Osmanllari, ka marrë një kaçavidë e cila ndodhej në makinën e tij dhe e ka qëlluar 23-vjeçarin disa herë në qafë.

Mësohet se edhe autori ka marrë dëmtime fizike, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, ndodhet në Komisariatin e Devollit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B. L., 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco