Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Vrau djaloshin afrikan në Francë, arrestohet në Gjermani 16-vjeçari shqiptar

Vrau djaloshin afrikan në Francë, arrestohet në Gjermani 16-vjeçari shqiptar

07:49, 10/11/2018
A+ Aa A-

Mediat franceze njoftojnë se një shqiptar 16-vjeçar u arrestua në Francë, si autor i vrasjes me thikë të një djaloshi afrikan 21-vjeçar më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Sipas portalit francez “La Montagne”, shqiptari është arrestuar në Gjermani, mbrëmjen e së martës, më 6 nëntor.

Në fillim të tetorit, në Clermont-Ferrand, katër të rinj që kishin marrë pjesë në zënkën vdekjeprurëse dhe ishin arrestuar. Në këtë grup kanë qenë 3 të mitur të lindur në mes të viteve 2000 dhe 2001, dhe një i ri 20-vjeçar. Ndaj të gjithëve është ngritur padi, informon më tej Albinfo.ch.

Në atë kohë, prokuroria kishte konstatuar “a priori” se autorët e dyshuar të plagëve me thikë, nuk ishin pjesë e këtij grupi. Pas kësaj, u lëshua një urdhërarrest europian. Kjo solli në arrestimin e të dyshuarit kryesor në Gjermani, i cili ishte në arrati që nga sulmi vdekjeprurës. Ky i fundit duhet t’i paraqitet drejtësisë franceze. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në gjashtëdhjetë ditë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco