Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Nuk respektojnë kalimtarët, ndëshkohen ne Tiranë më dhjetra shoferë….

VIDEO/ Nuk respektojnë kalimtarët, ndëshkohen ne Tiranë më dhjetra shoferë….

11:48, 09/11/2018
A+ Aa A-

Policia e kryeqyteteit ka zhvilluar një sëre kontrollesh në Tiranë pas ankesave të qytetatrëve se shoferët nuk respektojnë vijat e bardhe dhe pikat e kalimit të kalimtarve.

Sipas policise rrugorë janë ndëshkuar me dhjetra shoferë pasi nuk kanë respektuar kodin gjatë qarkullimit të tyre.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe

• ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.

• ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje semafori.

• janë këshilluar shumë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco