Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

FOTO/ Arta Marku i shkarkoi,  prokurorët Gashi - Gina fitojnë gjyqin për t’u rikthyer në detyrë

FOTO/ Arta Marku i shkarkoi, prokurorët Gashi - Gina fitojnë gjyqin për t’u rikthyer në detyrë

08:48, 09/11/2018
A+ Aa A-

Pas një beteje mediatike por edhe ligjore me prokuroren e Përgjithëshme të Perkohëshme Arta Marku dy prokurorët e shkarkuar do të rikthen në punë.

Bashkëshortët prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina, që u pezulluan nga detyra kryeprokurorja Arta Marku kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative të Apelit për t’u rikthyer në punë.

Gashi-Gina ishin pezulluar nga detyra nga Arta Marku pas akuzës per refuzimi për deklarim, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë të pasurinë nga prokuroria e Durrësit.

Por vendimi i Apelit u ka dhënë të drejtë atyre duke shfuqizuar vendimin e kryeprokurores, dhe kjo do të thotë se ata duhet të rikthehen në detyrë, madje shpenzimet e gjyqit i ngarkohen Prokurorisë së Përgjithshme.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco