Rritet numri i të shoqëruarve grekë në komisariatin e Gjirokastrës

Rritet numri i të shoqëruarve grekë në komisariatin e Gjirokastrës

20:21, 08/11/2018
A+ Aa A-

Rritet numri i personave të shoqëruar që bllokuan sot, për disa minuta aksin Kakavijë Gjirokastër. Mësohet se ka shkuar në 9 numri i të shoqëruarve deri tani në policinë e Gjirokastrës. Të shoqëruarit po merren në pyetje për verifikim dokumentacioni.

Në polici ka shkuar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, për të kërkuar sqarime.

Ndërkohë emrat e të proceduarve nuk janë bërë të ditur.

Për këtë ngjarje kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruan se në Policia janë shoqëruar 4 drejtues të lartë të komunitetit grek në Epirin e Veriut, janë marrë në pyetje nga policia shqiptare. Mësohet se ata janë Bobby Karathano, Kryetar i Asociacionit Qendror të Epirit të Veriut; Thoma Stefos, ish-anëtare e Këshillit të Përgjithshëm DEEEM Omonia’ Christos Ntoutsi, ishzyrtari i Qarkut Upper Dropoli, Andrea Kourtis, Drejtori Komuna Heliopolis.

Më herët, policia bllokoi në kufi 44 shtetas grekë të identifikuar si problematikë, të cilët mbanin me vete uniforma me parulla për Vorio-Epirin dhe flamuj grekë.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco