Sekuestro preventive për mbi 720 ha pyje dhe kullota në Skrapar. Emrat

Sekuestro preventive për mbi 720 ha pyje dhe kullota në Skrapar. Emrat

19:47, 08/11/2018
A+ Aa A-

Prokuroria e Beratit këkron nga Gjykata e Shakllës së Parë e këtij Rrethi, të vendëosë sekuestron preventive për mbi 740 hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullote në Mëlovë të Skraparit.

Sipërfaqja është përfituar nga Bari Guri dhe persona të tjerë nëpërmjet falsifikimit.

“Duke qenë se, aktualisht, sipas statusit juridik të pasurisë prej 740 ha, rezulton se kjo sasi pasurie (ka marrë numrat 305-312 zk. 2645 fshati Mëlovë) është në pronësi të trashëgimtarëve të subjekteve Bari Guri, Seit Hebibasi, Nuri Kalemasi dhe është përfituar në sajë të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve publikë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, vlerësoi se duhet të kërkonte nga gjykata sekuestron preventive të pasurisë prej 740 ha, me qëllim që disponimi i kësaj pasurie të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion apo tjetërsim mbi to, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria sqaron se do të vijojë me identifikimin e personave përkatës zyrtarë të ZVRPP Skrapar që kanë hartuar dhe nënshkruar dokumentin me nr. 221 Prot., datë 10. 02. 2015, si edhe përgjegjësinë e tyre penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco