FOTO/ Bllokuan rrugën Gjirokastër – Kakavijë arrestohen nga Policia shqiptare  tre ekstremistë grekë

FOTO/ Bllokuan rrugën Gjirokastër – Kakavijë arrestohen nga Policia shqiptare tre ekstremistë grekë

18:35, 08/11/2018
A+ Aa A-

Policia shqiptare e Shtetit ka arrestuar tre shetats greke, persona të dyshuar si organizatorët e bllokimit të rrugës Gjirokastër – Kakavijë pranë fshatit Bularat, nga ana shtetasve grekë të ardhur në Shqipëri për varrimin e Kostandinos Kacifasit.

Mes të arrestuarve është edhe ekstremisti i njohur grek, Babis Karathanos dhe Anestis Kacis.

Agjentët antiterror të pranishëm në terren kanë identifikuar edhe persona të tjerë që bllokuan rrugën.

Më herët, policia bllokoi në kufi 44 shtetas grekë të identifikuar si problematikë, të cilët mbanin me vete uniforma me parulla për Vorio-Epirin dhe flamuj grekë.

Protestuesit grekë, pas përfundimit të ceremonisë mortore, bllokuan për mbi 10 minuta rrugën nacionale duke shkaktuar kaos dhe trafik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco