Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Korçë, shoqërohen dy shoferët përgjegjës. Emrat

Aksidenti i rëndë me dy të vdekur në Korçë, shoqërohen dy shoferët përgjegjës. Emrat

18:02, 08/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Korçës ka shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve, shkaktarë të aksidentit me pasojë vdekjen e babë e bijë, sonte, në unazën e këtij qyteti.

Sipas Policisë Vendor,e mësohet se janë shoqëruar Petrit Kupe dhe Lorenc Pllashi.

Dy të shoqëruarit janë drejtuesit e dy automjete që u përplasën me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit. Njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar, ndërsa një i tretë është plagosur.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Informacion paraprak

Më datë 08. 11. 2018, në lagjen nr. 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa AA 837 UJ  me drejtues shtetasin, P. K., 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip "Benz" me targa AA 831 AA me drejtues shtetasin L. P., 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë, konkretisht shtetasi S. H., 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P. H., 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco