FOTO / Ja kush janë shqiptarët e bandës së drogës të prangosur në Itali

FOTO / Ja kush janë shqiptarët e bandës së drogës të prangosur në Itali

17:07, 08/11/2018
A+ Aa A-

Policia italiane ka prangosur sot 5 shqiptarë e 1 italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas mediave lokale, operacioni i koduar “Brothers” ka shkatërruar aktivitetin kriminal të bandws që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit. Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç. Ndërsa në urdhër-arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco