VIDEO/ U ankuan qytetarët, policia u vë pipin shoferëve të autobusëve....

VIDEO/ U ankuan qytetarët, policia u vë pipin shoferëve të autobusëve....

09:09, 08/11/2018
A+ Aa A-

Policia rrugore në kryeqytet ka zhvilluar kontrolle tek shoferët e linjave të urbanëve.

Në njoftmin e policisë thuhet se kjo masë erdhi si pasojë e ankesave të shumta të qytetarëve se shoferët përdorin alkol dhe bëjnë manovra të rrezikshme në rruge me mjetet që drejtojnë

Ja njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.
 
Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera  të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Polcia e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco