VIDEO-FOTO/ Varrimi i Kaçifas, ç’po ndodh në Bularat dhe në kufi me Greqinë

VIDEO-FOTO/ Varrimi i Kaçifas, ç’po ndodh në Bularat dhe në kufi me Greqinë

08:49, 08/11/2018
A+ Aa A-

Varrimi i Kostandino Kaçifasit, një ekstremisti grek të vrarë në përballje me RENEA-na, pritet të kthehet në një pelegrinazh për ekstremistët grekë.

Por pikërisht për të shmangur ndonjë incident të rëndë, janë marrë masa të shumta.

Mësohet se policia ka rritur kontrollet në kufirin me Greqinë.

Qindra grekë janë kontrolluar imtësisht në kufi, ndërsa ka pasur edhe nga ata që nuk janë lejuar që të futen në Shqipëri.

Ka qenë një grup prej 8 personash me bluza ku shkruhej ‘Vorio Epir’ të cilët nuk janë lejuar të futen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, situata në fshatin Bularat është e nderë.

Sot në orën 13:00 do të bëhet varrimi i Kaçifasit dhe policia mësohet se ka ndërmarrë masa të shumta për të siguruar rendin e qetësinë.

Nga të dhënat është mësuar se në fshatin Bularat nuk do të ketë punonjës me uniformë, por oficerë policie civil.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco