Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ Kush është ‘Santiago’, ish-polici në vrasjen  e ish-bllokut

VIDEO/ Kush është ‘Santiago’, ish-polici në vrasjen e ish-bllokut

22:24, 07/11/2018
A+ Aa A-

ReportTv ka publikuar mbrëmjen e së martës pamjet e asaj që ndodhi në 4 tetor në zemër zonës së ish-Bllokut në Tiranë ku nga një përplasje me armë, një person u vra ndërsa mbetën të plagosur 2 të tjerë.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno tha se personi që shihet të hyjë në lokal me kapele është një ish-polic me nofkën ‘Santiago’.

Sipas informacioneve të tij përplasja me armë nuk ka ndodhur për shkak të Elvana Gjatës.

‘Shohim gjithë këto pamje dhe gjithë këta persona. Ata që kanë hyrë me Ervis Martinajn, ai i ka thirrur përmes aplikacionit Telegram. ‘Santiago’ është personi që ka hyrë me kapele, ish-polic. Këta komponentë nuk luftohen me policë me uniformë por me polici kriminale. Kjo nuk luftohet me Ardi Veliun që del për qejfin e tij në bllok’, tha gazetari Elton Qyno.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco