Vrasësi grek Efthimious Efthimiou ndihet i pasigurt në qelitë shqiptare

Vrasësi grek Efthimious Efthimiou ndihet i pasigurt në qelitë shqiptare

16:59, 07/11/2018
A+ Aa A-

Shtetasi grek i dyshuar si vrasësi i Devi Kasmit, thotë se ndihet i pasigurt në qeli. Efthimious Efthimiou pretendon se është kërcënuar në dhomën e paraburgimit.

Sot ishte seanca e radhës gjyqësore ndaj tij, por Efthimious nuk u paraqit në gjyq. Killeri grek kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, por ndërkohë kishte dërguar një deklaratë për Gjykatën.

“Dua të marr pjesë në gjyq, por nuk dua të transportohem pasi ndjej pasiguri për jetën”.

Kështu është shprehur Efthimious Efthimiou në shkresën që i ka dërguar Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Efthimious Efthimiou është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarin Devi Kasmi në 29 janar 2018 në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco