Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që shqyrton padinë e tij kundër Markut

Hajdarmataj kërkon përjashtimin e gjyqtarit që shqyrton padinë e tij kundër Markut

12:39, 07/11/2018
A+ Aa A-

Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Avni Sejdi nga shqyrtimi i padisë që ka ngritur ndaj Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Markut.

Sipas Hajdarmataj, gjyqtari ka ndryshuar orën e seancës ku do të shqyrtohej padia pa e njoftuar.

Hajdarmataj ka  kërkuar pezullimin e vendimit të transferimit të tij në Pogradec dhe rikthimin tek Krimet e Rënda. Hajadarmataj ka qënë prokurori i i dosjes “Tahiri”.

Besim Hajdarmataj ka drejtuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga viti 2016 deri disa muaj më parë, kur Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e transferoi në Pogradec si prokuror të thjeshtë dhe në vend të tij emëroi Donika Prelën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco