Prangoset në Rinas, italiani i kërkuar në Francë

Prangoset në Rinas, italiani i kërkuar në Francë

10:39, 07/11/2018
A+ Aa A-

Një qytetar italian është vënë në pranga në Rinas.

Arrestimi i tij është bërë, pasi Interpol Parisi kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij.

Policia bën të ditur se ai do të ekstradohet për në Francë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco