Zjarri djeg dy makina në Maliq Fofo ilustruese

Zjarri djeg dy makina në Maliq

10:18, 07/11/2018
A+ Aa A-

Një zjarr i rënë në një pikë karburanti jashtë funksionit në Maliq ka djegur plotësisht dy makina.

Zjarri ka rënë në një pikë karburanti në fshatin Veliternë të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, por për fat të mirë pika e karburantit ishte jashtë funksionit.

Në nnjftimin e policisë thuhet se: "Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht".

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco