Policia, 10 persona në pyetje për ekzekutimin e Edison Harizajt

Policia, 10 persona në pyetje për ekzekutimin e Edison Harizajt

10:09, 07/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka marrë dhjetë persona në pyetje për ekzekutimin e Edison Harizajt dhe plagosjen e rëndë të Genci Cacit në qytetin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.

Hetimet kanë nisur pasi dy viktimat e krimit u gjetën në mjetin e tyrë të bërë shoshë nga plumbat ën lagjen 13, në një zonë të pandriçuar.

Edison Harizaj nga Vlora u gjet në ndenjësen e pasagjerit, i vdekur në vendin e ngjarjes, kurse Caci, shoku i tij i ngushtë, u gjet në timon. Ky i fundit ishte plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në vdekje klinike, sipas burimeve të fundit.

Edison Harizaj ishte person me precedentë penalë dhe i dyshuari kryesor për zhdukjen e Albano Xhaferrajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco