Disa plumba në trup, fraktura të shumta, kjo është gjendja e Genti Cacës, mikut të ‘të fortit’ të Vlorës

Disa plumba në trup, fraktura të shumta, kjo është gjendja e Genti Cacës, mikut të ‘të fortit’ të Vlorës

09:55, 07/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë mbrëmjes së djeshme në Durrës. Një përson mbeti i vrarë dhe një tjeter i plagosur rëndë. Viktima ishte i “forti” i Vlorës ndërsa i plagosur miku  i tij që ishte në timonin  emakinës.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për Fax Neës se Gentian Caca, i cili mbeti i plagosur mbrëmë në atentatin në Durrës, është në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet konfirmojnë se ai ka marrë disa plagë të shkaktuara nga armë zjarri në trup, dhe i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, po ende në rrezik për jetën, dhe me fraktura të shumta në trupin  e tij.

I plagosuri është në shok të thellë reaumotologjik-hemoragjik. Mbahet në jete nëpër tubave. Mjekët që po kujdesen për të nuk e quajnë gjendje kome sepse i plagosuri nuk ka demtime në kokë.

Në makinën ku ai udhëtonte së bashku me Edison Harizajn është qëlluar me breshëri dhe mendohet se kanë qenë  30 plumba të shkrepura në drejtim të  tyre.

Harizaj akuzohet për disa ngjarje të rënda që kanë tronditur Vlorën mes të cilave dhe vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, si dhe zhdukja e dy të rinjve Albano Xhaferri dhe Elvis Troqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco