Dhunon gruan me thikë në dorë, arrestohet 68-vjeçari në Elbasan. Emri

Dhunon gruan me thikë në dorë, arrestohet 68-vjeçari në Elbasan. Emri

08:50, 07/11/2018
A+ Aa A-

Ka dhunuar e kërëcënuar bashkëshorten e tij por është vënë në pranga nga policia.

Sipas njoftimit të uniformave blu, policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes në Elbasan.

Një 68-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi kishte ushtruar dhune dhe kanosur bashkëshorten. Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua mjet prerës (thikë).

Ja njoftimi i policisë:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti ka kanosur me mjet prerës thikë bashkëshorten, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Harun Doda , 68 vjeç, banues në Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike,  si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë mjet prerës (thikë) dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij , shtetasen M.D., 46 vjeçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco