Avokati: Familja Kaçifa pret trupin e të birit nesër, s'ka më dëshmitarë për t'u pyetur Konstandinos Kaçifa, foto e publikuar nga mediat greke

Avokati: Familja Kaçifa pret trupin e të birit nesër, s'ka më dëshmitarë për t'u pyetur

08:53, 05/11/2018
A+ Aa A-

Trupi i 35-vjeçarit Konstandinos Kaçifa, që u vra nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pritet t’i dorëzohet familjes së tij nesër pasi nuk ka mbetur më asnjë veprim për t’u kryer mbi kufomën.

"Hetimi i Policisë shqiptare nuk është i lidhur me mosdhënien e trupit të Konstandinos Kaçifas tetë ditë pas vrasjes, tha avokati i familjes së të ndjerit, Efthymios Navridis, në emisionin “Kalimera Ellada”.

Sipas tij,   pas refuzimit të ish-gruas së 35-vjeçarit për të dëshmuar, që ka pretenduar se nuk dinte asgjë për çështjen, hetuesii shqiptarë e kanë kompetuar hetimin, pasi nuk ka më asnëj dëshmitar. Ndaj, avokati pretendoi se deri nesër trupi duhej t’i dorëzohej familjes Kaçifa:

“Kam një lajm të mirë që nesër trupi do t’i jepet familjes. Nuk ka më dëshmitarë për t’u pyetur nga drejtësia shqipatre”, tha ai.

z. Navridis theksoi se në këtë moment, çështja është në duart e drejtësisë shqiptare dhe nuk mund të ndërhyhet.

    Media greke i ka kushtuar sot një artikull Kaçifas më titull Konstandinos Kaçifa - Jeta dhe vdekja e një greku në Shqipëri" në të cilin shkruan:

    "Në shtatë vitet që ai ishte larguar me prindërit e tij nga Shqipëria për në Athinë, në fshatin Bularat kthehej sa herë kishte mundësi. Atje ai la frymën e fundit, i rrëzuar nga plumbat e policisë shqiptare.

    Një flamur grek i piktuar me mbishkrimin Bularati përpara shkollës fillore duhet të ketë qënë fillimi i fundit për minoritarin Konstandinos Kaçifa, 35-vjeçarit që në Ditën e festës kombëtare të 28 tetorit u shua nga plumbat e policisë shqiptare..."/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco