Çifte pa leje, drogë në shtëpi, i dyshuar për vjedhje, prangoset 37 vjeçari. Emri

Çifte pa leje, drogë në shtëpi, i dyshuar për vjedhje, prangoset 37 vjeçari. Emri

15:24, 04/11/2018
A+ Aa A-

Eshte vënë në prangta e policisë një 37-vjecar në Finiq, pasi është kapur me armë gjahu dhe lëndë narkotike.

Në prangat e Policisë së Sarandës ka rënë  Vangjel Kromidha, 37 vjeç, banues në Kalcat, Finiq.

Në njoftimin e policisë thuhete se: arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet 7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në fshatin Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, 67-vjec, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vjedhja”, parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco