Policia: I kërkuam gjithë natën peshkatarët në det, i gjeti trageti në mëngjes

Policia: I kërkuam gjithë natën peshkatarët në det, i gjeti trageti në mëngjes

09:08, 04/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Vlorës dha detaje për shpëtimin e jet?7s së 4 peshkatarëve të rrezikuar nga mbytja në det. 

Policia tha se më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues ipeshkimit "Vasili LN" po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t'ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit "Vasili LN", për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci04/11/2018 10:44

Struktura pordhe te shtetit shqoptar. Vej bast se as kan mar mundimin me i kerku. Mjeti pare qe doli nga porti shkon i mer. Thjesht kan mush letrat. Me siguri Roja bregdetare skishte nafte me cu mjetet per kerkim.

Shto koment

Denonco