Del nga burgu dhe kërcënon përsëri ish-gruan, përfundon sërish në prangat e policisë italiane: Më shkatërroi jetën Foto Ilustruese

Del nga burgu dhe kërcënon përsëri ish-gruan, përfundon sërish në prangat e policisë italiane: Më shkatërroi jetën

22:45, 03/11/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Romës , pasi kërcënonte me vdekje ish-bashkëshorten e tij.

Shqiptari e kishte të përsëritur për herë të dytë hyrjen në burg për këtë arsye, pasi ai sapo kishte mbaruar së vuajturi dënimin prej gjashtë muajsh për dhunë në familje.

Shqiptari ishte liruar nga burgu më 25 shtator të këtij viti për sjellje të mirë. Por menjëherë sapo kishte dalë nga burgu ai kishte telefonuar vazhdimisht ish-gruan, një 35-vjeçare po nga Shqipëria, duke vazhduar deri në kërcënime me vdekje.

Kërcënimet ndaj saj kishin filluar më 27 shtator, vetëm dy ditë pasi kishte dalë nga burgu, sipas tij me dëshirën për ta bërë të paguajë gruan që i ka shkatërruar jetën.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco