Policia konfirmon kërcënimin e kreut të IMT-së në Durrës dhe jep detajet e para

Policia konfirmon kërcënimin e kreut të IMT-së në Durrës dhe jep detajet e para

22:22, 03/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka konfirmuar kërcënimin e kreut të IMT-së së Durrësit.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia Vendore bën të ditur se kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të Nexhmije Dervishit 48 vjeçe, banuese në Durrës dhe Anita Dervishit 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se nënë e bijë, ditën e sotme në fshatin Fushë-Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës Ardian Halilim 48 vjeç,  banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Policia nuk jep njoftim për “fatin” e efektivit të Policisë së Burgjeve, begator Gjoka dhe për Bedri Dervishin, të dyshuar, të implikuar edhe këta në kërcënimin e kreut të IMT-së.

Njoftimi i Policisë së Durrësit

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve:

• N. D. 48 vjeçe, banuese në Durrës;

• A. D. 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetaset e mësipërme (ëmë e bijë), ditën e sotme në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç,  banues në Durrës K/ Inspektor në IMT Durrës.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në prokurori për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës " parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco