Përplaset me makinën e parkuar dhe gjen vdekjen. Emri

Përplaset me makinën e parkuar dhe gjen vdekjen. Emri

19:56, 03/11/2018
A+ Aa A-

Një burrë është aksidentuar për vdekje në Fier, pasi makina e drejtuar prej tij u përplas me një makinë të parkuar. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të shtunë rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Kraps”.

Viktima është një 66-vjeçari Shefqet Kasa. Ai udhëtonte me një makinë “Renault”, kur u përplas në rrethana të paqarta me një automjet që ishte i parkuar.

Burri 66-vjeçar mori dëmtime të rënda, e ndonëse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti është ngritur një grup hetimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco