Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve që plagosën 5 persona në Itali, një i arrestuar, një në kërkim

VIDEO/ Dalin pamjet nga aksidenti i shqiptarëve që plagosën 5 persona në Itali, një i arrestuar, një në kërkim

18:56, 03/11/2018
A+ Aa A-

Disa ditë më parë dy shqiptarë duke u përpjekur t’i shpëtonin policisë italiane, me makinën e tyre të vjedhur plagosën pesë persona.

Dy shqiptarët refuzuan fillimisht t’i ndalonin policisë dhe më pas për t’i shpëtuar kapjes u futën kundërvajtje në një rrugë. Si pasojë, u përplasën me një makinë, me të cilën po lëvizte një familje lituaneze me katër persona dhe një grua 61-vjeçare që po lëvizte me biçikletë u aksidentuan nga makina e shqiptarëve.

Siç edhe shihet në videon e publikuar nga mediat italiane, pas aksidentit shqiptarët u larguan menjëherë nga makina e tyre e vjedhur.

Njëri prej tyre ia doli që t’i shpëtonte policisë, ndërsa tjetri vazhdon të kërkohet nga autoritetet italiane. 35-vjeçari i kapur ishte i njohur për policinë italiane pasi ishte kapur edhe më parë për vjedhje, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe rezistencë ndaj forcave policore.

Në gjendje të rëndë ndodhet shoferi  48-vjeçar i makinës dhe e moshuara që po udhëtonte me biçikletë.

Policia italiane ka vijuar punën për kapjen e shqiptarit  të shpallur në kërkim ndërsa ende nuk janë bërë të ditur identitetet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco