Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Familjarët e gruas së zhdukur në Vjosë, apel shtetit: Na ndihmoni me palombarë të gjejmë trupin

Familjarët e gruas së zhdukur në Vjosë, apel shtetit: Na ndihmoni me palombarë të gjejmë trupin

18:29, 03/11/2018
A+ Aa A-

Një 59-vjeçare është hedhur në lumin Vjosë dhe është mbytur. Ajo është Manushaqe Nexhipi, e cila ishte invalide dhe kishte çrregullime mendore.

Gruaja 59-vjeçarje ishte zhdukur që dje, rreth orës 19:00 dhe ende nuk është gjetur. Kur po mbushen 24 orë nga zhdukja e saj, familjarët thonë se nuk ka ardhur asnjë palombar për të kërkuar trupin e pajetë në ujërat e lumit Vjosë.

Familjarët të bindur se ajo është mbytur në Vjosë apelojnë shtetin tu dërgojë palombarë për të nxjerrë kufomën.

Nipi i saj (djali i motrës) thotë se po kërkojnë me varka por pa sukses.

“Kërkojmë ndihmë nga shteti se nuk arrijmë ta nxjerrim dot vetë. Tani bëhen 24 orë që po kërkojmë. Vërtet erdhi patrulla e policisë me qen kufiri, kërkuam, por nuk bënë dot gjë se është mbytur në Vjosë. Kërkojmë polumbarë. Vetë nuk kemi mundësi ta bëjmë. Sehir bëjnë të gjithë nga lart. Unë me kushërinjtë jam futur me varkë, çfarë do bëjmë”, shprehet nipi.

Ai tregon se një fëmijë i vogël kishte dëgjuar ulërima.

“Na thanë se ka rënë këtu, kanë dëgjuar ulërima. Ne kërkojmë vetëm ndihmë nga shteti”, vijon apelin ai.

Duke treguar si e mori vesh që tezja e tij ishte larguar nga banesa, nipi i Shaqe Nexhipit tregon se deri mëngjesin e sotëm kërkimet i kishin fokusuar te njerëzit e afërm.

“Unë isha në shtëpi. Erdhi djali i tezes dhe tha ka ardhur gjë aty për plakën e tij. Jo i thashë. Filluam kërkimet se menduam se mos kishte ikur tek ndonjë nga njerëzit tanë të afërt. Sot në mëngjes na thanë se dëgjuan mbrëmë ulërima, ka rënë në Vjosë.

Ajo ishte e paralizuar, se një i saktë mund të shpëtonte. E kapte ndonjëherë skleroza. 2 metra është shtëpia larg nga Vjosa. Kur ndodh një gjë shkulet i gjithë shteti dhe për ne duhet të shkulet, të na ndihmojnë. Po kërkojmë ndihmë të nxjerrim kufomën, të mblidhen dhe njerëzit se po rrimë në anë të Vjosë. Burri i tezes është lart, nuk është në gjendje të flasë”, thotë më tej nipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco