Pranga 36-vjeçarit shqiptar në Itali, me 30 kg kanabis dhe me familjen në makinë

Pranga 36-vjeçarit shqiptar në Itali, me 30 kg kanabis dhe me familjen në makinë

17:39, 03/11/2018
A+ Aa A-

Arrestohet nga Policia e Torinos një 36-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë një kontrolli në makinën e tij u gjetën 30 kg marijuanë.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar po udhëtonte me familjen, e cila nuk ishte në dijeni të drogës që po transportohej. Gjithashtu, gjatë kontrolleve në makinën e shqiptarit u gjetën edhe 5 mijë euro të fshehura në pjesën e kondicionerit.

Shqiptari u dekonspirua nga një person që telefonoi autoritet italiane pasi dyshonte mbi veprimtarinë që ushtronte në Itali, 36-vjeçari.

Ndërkohë, autoritetet kanë vijuar punën për kapjen e personave që kanë bashkëpunuar me shqiptarin për t’i siguruar drogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco