Arrestohet në Morinë hajduti shqiptar i kërkuar në Gjermani

Arrestohet në Morinë hajduti shqiptar i kërkuar në Gjermani

16:39, 03/11/2018
A+ Aa A-

Arrestohet në pikën kufitare të Morinës një 36-vjeçar nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht. Jeton Tahiri u prangos teksa po përpiqej të hynte në Shqipëri. Ai kërkohet nga drejtësia gjermane për vjedhje.

Tahiri është dënuar nga Gjykata Lokale e Koblezit në Gjermani më 05. 02. 2018 dhe pas arrestimit ai do të të ekstradohet në Gjermani ku edhe do të kryejë dënimin.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në hyrje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;

- Jeton Tahiri, vjeç 36, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane.

Gjykata Lokale Koblez Gjermani ka lëshuar ndaj tij, Urdhrin e arrestit me nr. 30 GS 1073/18 datë 05. 02. 2018, për veprën penale “Vjedhja” .

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco