Alarmi për bombë, policia jep detaje: Ja ku ka ndodhur

Alarmi për bombë, policia jep detaje: Ja ku ka ndodhur

15:30, 03/11/2018
A+ Aa A-

Një telefonatë për një çantë të dyshimtë në shkallët e një pallati ka vënë në alarm policinë e Tiranës.

Banorët në pallatet ‘Mesapliku’ në zonën e Unazës së re në Tiranë kanë parë një çantë të dyshimtë dhe kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësinë anti-eksplozv.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës

Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e ‘Unazës së Re’ poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco