VIDEO/ Kapet në Tiranë, italiani me 3 emra. Ja akuzat

VIDEO/ Kapet në Tiranë, italiani me 3 emra. Ja akuzat

11:16, 03/11/2018
A+ Aa A-

Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari  nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:

- Pasquale Scalise, 47 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale ‘Mashtrim Financiar’ dhe ‘Mashtrim kompjuterik’.

Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e ‘Ali Demit’.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz03/11/2018 14:24

Italiani me tre emra?! Çudi si nuk e ka bo o deputet ose minister edvin drog qelbesira.

Shto koment

Denonco