Ekstradohet drejt Zvicrës, përdhunuesi i minoreneve

Ekstradohet drejt Zvicrës, përdhunuesi i minoreneve

21:52, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një i kërkuar nga Zvicra për përdhunim minorenesh, është ekstraduar nga Interpol Tirana.

Sipas burimeve të Policisë, mësohet se, në PKK., Rinas, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Zvicër, personi në kërkim ndërkombëtar, N. M., vjeç 31, banues në Rahovec Kosovë, pasi autoritetet e Gjenevës kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Qëndrim i paligjshëm”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë – Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 01. 11. 2018, në PKK., Rinas, nga ZQK Interpol Tirana, u ekstradua për në Zvicër, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, N. M., vjeç 31, banues në Rahovec Kosovë, pasi autoritetet e Gjenevës kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Qëndrim i paligjshëm”. Nenet 187 e 115 të Kodit Penal Zvicerian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco