Një tjetër aksident i rëndë, motoçiklisti në luftë me vdekjen Foto Ilustruese

Një tjetër aksident i rëndë, motoçiklisti në luftë me vdekjen

18:53, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë në aksin Elbasan – Peqin.

Mësohet se, “në fshatin Bradashesh, motoçikleta tip ‘Honda’ me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi. I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë”.

Grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.

Më herët, sot, dy persona mbetën të vdekur dhe tre të tjerë u plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në autostradën Milot – Rrëshen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco