Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tre motra plagosin një person në Kamëz, ja sa vjet burg rrezikojnë

Tre motra plagosin një person në Kamëz, ja sa vjet burg rrezikojnë

18:20, 02/11/2018
A+ Aa A-

Tre vajza, dy të mitura dhe një e re, në Kamëz, akuzohen për një plagosje me dashje, në bashkëpunim.

Burime nga komisariati i Policisë nr. 5, të kamzës, bëjnë të ditur se dje, u arrestua në flagrancë e reja D. Sh., 28 vjeçe, ndërsa u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për dy vajzat e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz.

Policia nuk jep më shumë detaje për veprën kriminale të dyshuar, si të kryer nga këto vajza, të cilat janë motra midis tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 01. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasja D. Sh., vjeçe 28, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset e mitura F. Sh., dhe O. Sh., vjeç 17 e 15, banuese në Kamëz. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Neni 25

Kuptimi i bashkëpunimit

Bashkëpunim quhet kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë persona me marrëveshje ndërmjet tyre.

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 02. 05. 2013)

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco