Njeriu që e takoi i fundit: Ja çfarë më tha Kaçifasi

Njeriu që e takoi i fundit: Ja çfarë më tha Kaçifasi

15:05, 02/11/2018
A+ Aa A-

Njeriu i fundit që takoi grekun Konstandin Kacifas para se të vritej nga RENEA, besohet se është një bari i zonës në Bularat të Gjirokastrës.

Duke folur për mediat greke, ai tregon takimin e fundit me 35-vjeçarin.

Gjithashtu ai përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.

‘Konstandinin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë.

Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk. Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe’, tha bariu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco