Sekuestrohen 94 kg drogë në kufirin grek arrestohet transportuesi 71 vjeçar. Emri

Sekuestrohen 94 kg drogë në kufirin grek arrestohet transportuesi 71 vjeçar. Emri

12:58, 02/11/2018
A+ Aa A-

Gjatë një operacioni policia në kufi me Greqinë janë sekuestruar rreth 100 kilogramë hashash

Ky aksion thuhet se është një bashkëpunim i policisë shqiptare me atë greke

Mësohet se është arrestuar një transportuers i drogës 71 vjecar nga Athina

Jane shpallur ne kerkim edhe transportuesit e kësaj sasie te madhe droge.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.

Arrestohet transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina.

Sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa

Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Krimeve  në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.

Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin  me targa IPA 4427 me drejtues shtetasin grek Panajotis Petropullos, 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.

Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.

 Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco