Do të pyetet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda babai i Kostandinos Kaçifas

Do të pyetet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda babai i Kostandinos Kaçifas

12:38, 02/11/2018
A+ Aa A-

Eshtë thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e krimeve të rënda edhe babai i ekstremistit të vrarë në Bularat.

Ka mbërritur tek Krimet e Rënda babai i Kostandinos Kacifas. Jani Kacifas është thirrur sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka në dorë çështjen për t’u marrë në pyetje për ngjarjet e ndodhura nga Bularat më 28 tetor ku pasi qëlloi për orë të tëra mbi policinë, 35-vjeçari u vra nga forcat speciale.

Vrasja e Kacifas ka sjellë reagime të forta nga Greqia si nga ana e qeverisë ashtu dhe e qytetarëve, kryesisht ata ekstremistë. Nga ana tjetër Shqipëria kë kërkuar të mos ndërhyhet në këtë çështje që po hetohet intensivisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco