VIDEO/ Tritol e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë. Emrat

VIDEO/ Tritol e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë. Emrat

10:07, 02/11/2018
A+ Aa A-

Një operacioni tjetre policor është zhviluar në Tirane ku ne pranga jane vendosur 3 persona.

Të arrestuarve iu sekuestruan 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Të arrestuarit janë: Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë,  S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dhe Lulzim Aruci.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë.

- S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip ‘Mercedes Benz’ me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

- Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

- 2 armë zjarri automatikë

- 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco