Theret me thikë i riu shqiptar në Itali dhe braktiset në rrugë

Theret me thikë i riu shqiptar në Itali dhe braktiset në rrugë

23:54, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur me thikë, në një rrugë në Genova. Mediat italiane raportojnë se ka qenë një punonjës sigurie që ka pikasur personin e plagosur të shtrirë përtokë, ndërsa më pas ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes së ambulancës, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është transportuar me urgjencë në spitalin ‘Villa Scassi’. Mediat italiane shkruajnë se aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco