Ekspertiza e Kacifas, prokurorët ‘urdhër’ ekspertëve: Nxitoni...!

Ekspertiza e Kacifas, prokurorët ‘urdhër’ ekspertëve: Nxitoni...!

18:44, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një mbledhjeje urgjente është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, ku në qendër të saj, kryefjalë ka pasur espertizën e Konstandino Kacifas të vrarë në Bularat, të dielën.

Në mbledhje me grupin e hetimit që po zbardh ngjarjen e Bularatit, merrnin pjesë edhe dy nga zyrtarët e mjekësisë ligjore

Gjatë kësaj mbledhje, mësohet se, prokurorët e Krimeve të Rënda ju caktuan afat mjekëve ligjorë për të mbyllur sa më shpejt ekspertizën, në përfundim të të cilës akuza do të lëshojë edhe lejen e ceremonisë së varrimit.

Trupi i Kacifës u soll në Tiranë pas qëndrimit të prindërve të tij që hedhin dyshime për mënyrën si u qëllua nga policia. Por pavarësisht kësaj prokuroria ka të administruar edhe raportin e shërbimit të forcave RENEA ku shpjegohen të gjitha fazat e këtij aksioni për kapjen e Kacifës, i cili u vra gjate shkëmbimit me armë zjarri.

Ekspertizë pranë policisë shkencore po kryhet edhe për armën tip kallashnikov me dylbi të përdorur nga 35-vjeçari jo vetëm kur qëlloi ndaj RENEA-s dhe forcave “Shqiponja”, por edhe kur shtiu në ajër dhe ndaj dy automjeteve të Policisë Rrugore që ishin të parkuara në qendër të fshatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco