Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Prangosen 3 ‘furnitorët” e heroinës në Lushnjë. Emrat

VIDEO/ Prangosen 3 ‘furnitorët” e heroinës në Lushnjë. Emrat

17:33, 01/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës ka goditur një grup, anëtarët e të cilit shpërndanin droga të forta në qytet.

Burime zyrtare të Policisë Vendore, saktësojnë se në kuadër të operacionit te koduar “Louse” në pranga ranë 3 persona.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre personave...

1. Ervis Çoku, 34 vjeç. banues në Lushnje.

2. Erjon Çoku, 39 vjeç, banues në Lushnje.

3. Ervin Kiptiu, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

• 30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

• Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

• Një armë zjarri e tipit pistoletë “Zastava”.

• Një krehër me 8 copë fishekë.

Për të tre personat e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco