Vrasja në bllok, shpallet në kërkim shoku i Matës. Ja emri

Vrasja në bllok, shpallet në kërkim shoku i Matës. Ja emri

16:33, 01/11/2018
A+ Aa A-

Prokuroria firmos një urdhër të ri ndalimi për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, e cila përfundoi më një të vrarë e dy të plagosur.

Mësohet se urdhër-ndalimi është firmosur nga prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo për Ajaks Boshnjakun, miku i Ervin Matës. Dyshohet se Boshnjaku ishte i pranishëm lokal, kur Maviol Bilo ju kundërpërgjigj sulmit. Kërkimet policore për kapjen e mikut të Matës deri më tani nuk kanë dhënë rezultat. Ndërsa, vijojnë të jenë ende të paidentifikuar edhe dy persona të tjerë, të pranishëm në lokalin “Monopol” me pronar Redi Popeskun. Ky i fundit ndodhet nën masën e arrestit në shtëpi pasi dyshohet për kryerjen e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ai refuzon të dorëzojë pistoletën e tij që mban me leje, për të cilën prokurorët kanë dyshime të jetë përdorur në krim.

Të njëjta burime nga organi i akuzës, bëjnë të ditur se të paidentifikuar janë dy persona të tjerë që ishin në lokalin ku u vranë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martini dhe Elio Hato.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco