FOTO/ Habit motra e Kaçifasit: Ai nuk kishte armë

FOTO/ Habit motra e Kaçifasit: Ai nuk kishte armë

11:00, 01/11/2018
A+ Aa A-

Familjarët e Kostandino Kaçifasit vazhdojnë të pretendojnë se djali i tyre nuk do ti bënte keq askujt.

Në fakt e motra e tij ka shkuar edhe më tej, duke u shprehur se vëllai nuk kishte dhe një armë të tillë.

E vërteta është se Kostandino Kaçifas kishte një kallashnikov të modifikuar me një dylbi për të qëlluar me saktësi nga larg. (Shih foton)

Image

Ai qëlloi edhe ndaj policisë, por fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar.

Ermioni Kaçifas (ne foto me poshte) ka folur për televizionin grek Ant1 për vrasjen e 28 Tetorit në fshatin Bularat. Sipas Ermionit vdekja e vëllait ishte diçka e planifikuar paraprakisht.

‘Ai ishte një objektiv, e ndiqnin për ditë e muaj. Ai nuk do të bënte asgjë. Kush dha urdhrin për të bërë këtë ekzekutim? Nuk mund të priste policia’, tha ajo.

Sipas Ermionit, vëllai i saj Kostandino ‘nuk do t’i bënte keq askujt’, sikurse edhe u shpreh për televizionin grek, sepse nuk e kishte një armë të tillë.

Ermioni përmendi edhe një episod me policinë shqiptare kur shkuan për kontroll në banesën e prindërve të saj në fshatin Bularat.

Image

Ajo thotë se policia i kërkoi nënës së saj që të fliste shqip. ‘Çfarë është këtu, Greqi’. Me këto fjalë, sipas Ermionit, iu drejtuan forcat e policisë nënës së saj, për të cilën thotë se nuk di shqip.

Motra e Kostandino Kaçifas foli edhe për ekspertizën e dytë që po i bëhet trupit të vëllait të saj, duke vonuar kështu ceremoninë mortore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pa emer02/11/2018 16:33

Pacit fatin e djalit e provofshi qe te gjithe

Gosa01/11/2018 16:36

Në jemi Bijt è Skënderbeut

ami nga Grikohori01/11/2018 16:35

Sa Grek duhet të vrasim ne për të marr hakun e gjithë Çamërisë, shpresoj të jetë vetëm fillimi

t01/11/2018 16:13

nuk ditka shqip? sma merr mendja. kemi pasur nje kenge te vjeter qe thoshte KJO PUNE KESHTU KA ME SHKU DERISA KEMI DREQIN KOJSHI... MINORITARET DINE VETEM TE ANKOHEN MGJS KANE ME SHUME TE DREJTA SE SHQIPTARET. po ne si tja bejme te shkojme te ankohemi ke italiani?

Bobi vl 01/11/2018 16:02

Kjo fytyr baçkalloma ! Duhesh Enveri gjall per keta tipa .

gramoz01/11/2018 15:32

Pergjigjen me te mire dhe te qarte e dha ish ministri i jashtem i Greqise z.Pangallos ai u shpreh, flamujt greke valviteshin me shumice ne bularat, ai qe sulmoi policine me arme ishte nje faqezi, ne çdo vend te botes kur policia qellohet me arme, fundi agresorit dihet se kush eshte.

Rroft amria 01/11/2018 13:11

Ti Shqipëri me jep ndër, me jep emrin shqipetar. Oh sa Mir me Ken Shqiptar

Ylli01/11/2018 13:07

Rroftë Gjuha Shqipe, Përjetë

Meri01/11/2018 12:14

Baxhella duhet arrestuar per deshmi te rreme. Si e aferme e nje terroristi duhet ndaluar dhe marr ne pyetje dhe te denohet per bashkepunim dhe mbeshtetje te organizates terroriste. Duan ta bejne hero qe te vijne pushtetare te larte greke ne varrim e te shpallin defakto autonomine e deshiruar ne ate zone, e cila prej mijra vitesh eshte dhe do ngelet shqipetare

Shto koment

Denonco