Tapë në timon, policia arreston dy shoferë në Vlorë

Tapë në timon, policia arreston dy shoferë në Vlorë

10:10, 01/11/2018
A+ Aa A-

Gjatën një aksioni të kordinuar policor në qytetin bregdetar të Vlorës janë arrestuar dy drejtues mjetesh.

Ata janë prangosur nga Policia e Vlorës, pasi drejtonin makinat e tyre në gjendje të dehur.

Policia njofton se janë arrestuar Albert Binaj  dhe Denis Lalaj, 44 dhe 32 vjeç, të dy banuesë në ketë qytet.

Ja njoftimi i plotë i plotë i policisë:

Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Arrestohet shtetasi Albert Binaj, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën "Gjergj Arianiti" Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford" në gjendje të dehur ka goditur automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E.P, ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale të automjeteve.

Arrestohet shtetasi Denis Lalaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen "24 Maji" Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Volksëagen, ndërkohë që leja e drejtimit i është tërhequr më parë nga Policia Rrugore.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", neni 291 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco