Kushëriri nuk e quan hero Kostandinos Kacifan, zbulon dhe pranon të kaluarën e tij

Kushëriri nuk e quan hero Kostandinos Kacifan, zbulon dhe pranon të kaluarën e tij

23:00, 31/10/2018
A+ Aa A-

Një afërt i Kostandinos Kaçifas, që u vra të dielën nga RENEA në fshatin Bularat, zbulon disa detaje të tjera për aktivitetin ekstremist të 35-vjeçarit. Në profilin e tij në “Facebook”, Aleko Kacifa, teksa ka postuar një foto me shenjën e zisë, i përgjigjet “ndryshe” dikujt që e ka ngushëlluar për vdekjen e kushëririt.

“Ngushëllime Leko. Hero i vërtetë”, i shkruan një zonjë me emrin Maria Kuremeno.

Nga ana e tij Aleko Kacifa i përgjigjet komentit...

“Për ty, jo për mua. Unë thjesht nuk munda ta shpëtoj këtu e dy vjet më parë kur të tjerët e duartrokisnin. E di vetë ti”, shkruan kushëriri i Kostandinos Kacifas.

Përmes kësaj dëshmie zbulohet se 35-vjeçari kishte kohë që ishte përfshirë në aktivitete ekstremiste me organizatat nacionaliste greke. Madje kushëriri i tij kishte tentuar ta largonte prej tyre, por nuk kishte mundur. Në përgjigjen e tij ai i bën me dije zonjës se edhe ajo vetë e di se për çfarë bëhet fjalë, duke refuzuar ta quajë “hero të vërtetë” kushëririn e tij, ndërsa i kërkon zonjës të ketë kujdes për fëmijët e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco