Prangoset në Itali shqiptari i kërkuar për trafik fëmijësh, ja sa vite burg rrezikon në Shqipëri

Prangoset në Itali shqiptari i kërkuar për trafik fëmijësh, ja sa vite burg rrezikon në Shqipëri

22:38, 31/10/2018
A+ Aa A-

Interpol Roma ka arrestuar një të ri shqiptar, të dënuar nga Gjykata e Tiranës për trafikim të qenieve njerëzore.

Siç raportojnë mediat italiane, i riu 28-vjeçar emri i të cilit ende nuk bëhet publik akuzohet për shfrytëzim të fëmijëve nga Shqipëria në Itali.

Shërbimet e Interpolit, kanë bërë të mundur identifikimin e më pas arrestimin e shqiptarit.

Shqiptari u kap në Lunano dhe pritet të ekstradohet me kërkesë të autoriteteve shqiptare, ku pritet të dënohet deri në 15 vite burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco