Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rrëfehen familjarët: Ja si e rrëmbyen Gëzim Hysajn në lagjen Dobraç

Rrëfehen familjarët: Ja si e rrëmbyen Gëzim Hysajn në lagjen Dobraç

22:14, 31/10/2018
A+ Aa A-

Në 23 Gusht 2018 në fshatin Myselim në Postrib, Shkodër, u zhdukën nga banesat dajë e nip Gëzim Hysaj dhe nipi Agron Mollaj. Ngjarja fillimisht kaloi në heshtje, por pas rreth një jave, familjarët e tyre reaguan për mediat.

Qemali, vëllai i Gëzimit rrëfen për Top Story, atë që kishte ndodhur natën e zhdukjes së vëllait të tij Gëzim Hysajt.

“Pasdite na thotë që më kërkon një shok, Faroku, i thotë gruas së tij: ‘Më bëj bukën gati se po vi’, iku dhe nuk u kthy më”, rrëfen vëllai i Gëzim Hysaj.

Por, personi që Gëzimi takoi në të vërtetë nuk u gjet kurrë…

Muajt kanë kaluar dhe në familjen e Gëzimit shpresa mungon, dhe apeli i familjarëve të tij është që të paktën të gjendet trupi.

“Të gjendet të paktën një shenjë, por varet se nga i kanë tretur ata”, thotë i vëllai.

Vëllai i tij, zbulon detaje të pathëna lidhur me atë që mund të ketë ndodhur. Ai zbulon se nipi i Gëzimit, Agron Mollaj, i zhdukur në të njëjtën mbrëmje, ka qenë i përfshirë në një konflikt të hershëm.

“Para 20 vitesh, në një klub, kanë qenë vrarë nja dy persona, dhe dyshojmë se ato mund ta kenë bërë këtë lojë”, tha i vëllai.

Mes zonave ku është kërkuar për gjetjen e Gëzimit dhe nipit të tij Agronit, ishte edhe Dobraçi.

“Në Dobraç i kanë prerë përpara, i kanë këputur kamerat e sigurisë… edhe dritat… në atë kohë e kanë bërë veprimin ato banditët”, tha i vëllai.

Dyshimet janë se këta dy persona, pra Gëzimi dhe nipi i tij Agroni, janë vrarë për shkak të përplasjeve mes fiseve Lici dhe Bajri.

Banorët e zonës kanë qenë aty, nuk flasin asnjë. asnjë nuk flet… kanë frikë…”, tha i vëllai.

Familja e Agron Mollajt nga Dobraçi, ka marrë kërcënime edhe pas zhdukjes së tij. Djali 19-vjeçar i Agronit, ka kërkuar ndihmë nga kryetari i shoqatës së “Misionareve të Paqes dhe Pajtimeve të Shqipërisë”.

“Është takuar me mua, më tha që: ‘Më kanë njoftuar dhe mua se do të kesh fatin e babas dhe dua të largohem’. I bëra letrën se si rrezikohet jeta në Shqipëri, dhe me sa di unë është larguar nga ky vend”, tha Nikollë Shullani, nga Shoqata e Pajtimit të Gjaqeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco