Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

‘Kaçifas’/ Pas Athinës edhe Selaniku në protestë

‘Kaçifas’/ Pas Athinës edhe Selaniku në protestë

20:58, 31/10/2018
A+ Aa A-

Vrasja e minoritarit, Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA ka ngallur shumë zemërim në Greqi.

Dje u zhvillua një protestë në Athinë ku sipas tyre vrasja e Kaçifas ka qenë me prapavijë nacionaliste edhe pse ka qenë pikërisht Kacifas i cili ka gjuajtur me armë në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Edhe pse i është kërkuar disa herë që të dorzohej, ai nuk ka pranuar madje ua ka kthyer duke qëlluar me armë.

Me pankarta në duar dhe teksa kërkojnë drejtësi për Kacifasin, qytetarët grekë sot janë mbledhur sërish në Selanik duke  brohoritur  dhe duke mbajtur parulla, të cilat etiketojnë shqiptarët në forma të ndryshme.

Siç raportojnë mediat greke, protestuesit janë nisur në drejtim të konsullatës shqiptare në Selanik.  Protesta e tyre ishte njoftuar më parë, ndërsa sot ata të gjithë njëzëri kërkojnë që të hetohet ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë minoritari grek pas një shkëmbimi me armë zjarri me forcat RENEA.

/Syri.net/A.P/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco