Mbërrin në Tiranë për autopsi trupi i Kostandinos Kacifas

Mbërrin në Tiranë për autopsi trupi i Kostandinos Kacifas

21:19, 30/10/2018
A+ Aa A-

Mbërrin në Tiranë, trupi i pa jetë, i ekstremistit grek Kostandinos Kacifas, që u vra dy ditë më parë nga Policia Shqiptare në Bularat. Trupi është transportuar pasditen e sotme, ndërsa do të kryhet ekspertiza nga mjekësia ligjore qendrore.

Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka vendosur që trupi i tij të transportohet në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja. Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen dy ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të ditës së sotme që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke.

Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco