Edhe prindërit ‘nuk ia përtojnë’, ja sa raste dhune ndaj fëmijëve në 24 orë

Edhe prindërit ‘nuk ia përtojnë’, ja sa raste dhune ndaj fëmijëve në 24 orë

21:08, 30/10/2018
A+ Aa A-

Rasteve të shumta të dhunës në familje, në 24 orët e fundit, nuk i kanë munguar edhe ato të dhunës së prindërve ndaj fëmijëve të tyre.

Sipas njoftimeve të Policisë, mësohet se janë regjistruar 3 raste, të dhunës së prindërve ndaj fëmijëve.

Në një rast, kryefamiljari, nuk ka kursyer bashkëshorten dhe djalin, njëkohësisht.

Për të gjitha raste, mësohet se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për viktimat e dhunës, ndërsa materialet u referuan në prokuroritë pranë gjykatave respektive të Shkallës së Parë.

Komisariati i Policisë Kavajë

  • Më datë 29. 10. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin Xh. L., vjeç 60, banues në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë, pasi në banesë, ka keqtrajtuar djalin, L. L, vjeç 15, të cilit ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

  • Më datë 29. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Sh. M., vjeç 19, banues në Katund i Ri, pasi babai, shtetasi I. M., vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
  • Më datë 30. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., vjeç 62, banues në Katund i Ri, pasi më datë 29. 10. 2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit, H. M., dhe Sh. M., vjeç 48 e 19. Neni 130/a/4  i  Kodit Penal. SYRi.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco